Juventus-Inter mund të luhet me tifozë, pritet vendimi për ta rikthyer normalitetin

Juventus-Inter mund të luhet me tifozë, pritet vendimi për ta rikthyer normalitetin

10:58, 27/02/2020

Frika nga “Coronavirusi” ka çoroditur Italinë.

Ende po diskutohet nëse super sfida në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Interit do të luhet me dyer të mbyllura apo dyer të hapura.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri së bashku me atë të Interit, Antonio Conten kërkojnë që derbi i Italisë të zhvillohet me tifozë pasi sipas tyre “futbolli ka nevojë për publikun”, shkruan  “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Mediat në Itali bëjnë me dije që vendimi përfundimtar pritet të merret brenda orëve të ardhshme. Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemont skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars.

Për dallim nga Serie B, Serie A nuk e ka zyrtarizuar ende listën e ndeshjeve që do të luhen pas dyerve të mbyllura. Ky aspekt sugjeron se diçka e re mund të jetë duke “vluar”. Sidoqoftë, është shumë e pamundur që Juventus-Inter të shtyhet për të hënën, që të luhet me dyer të hapura. Ndeshjet e Kupës së Italisë, të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshme, janë shumë afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco