Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Lyon befason Juventusin, bardhezinjtë vështirësojnë kualifikimin

VIDEO/ Lyon befason Juventusin, bardhezinjtë vështirësojnë kualifikimin

23:00, 26/02/2020

Ka përfunduar ndeshja mes Lyon dhe Juventus, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.

Vendasit kanë surprizuar bardhezinjtë, duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i këtij takimit u shënua në pjesën e parë nga Tousard.

Në minutën e 31’ Pas një aksion tepër të bukur nga francezët, mesfushori arriti të realizojë, duke kaluar kështu të tijtë në avantazh.

Juventusi pati disa raste në fundin e ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë në gol.

Tashmë mbetet të shihet ndeshja e kthimit, me Juventusin që do të tentojë kualifikimin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco