Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Maradona: Do doja të përballesha me Messin

Maradona: Do doja të përballesha me Messin

17:23, 26/02/2020

Ish-futbollisti i Napolit, Diego Armando Maradona, ka komentuar ndeshjen Napoli-Barcelona, e luajtur të martën dhe që përfundoi 1-1, ku në veçanti është ndalur tek ylli argjentinas, Lionel Messi.

“Do të kisha dashur të përballesha me Messin, pavarësisht se Napoli nuk po kalon një moment të mirë. Messi nuk ka kaluar ato që kam kaluar unë, ky është avantazhi im krahasuar me të. Ai mund të luajë mjaft mirë për Napolin, edhe pse nuk do të bënte dot ato që kam bërë unë (qesh), gjithsesi do të doja që napoletanët të kishin një Messi”, tha Maradona.

Pavarësisht se ka një diskutim midis futbolldashësve se kush është argjentinasi më i mirë në histori, Messi apo Maradona, kjo nuk pengoi tifozët e Napolit t’i rezervonin një super pritje Messit, duke treguar në këtë mënyre se ata i respektojnë argjentinasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco