U dëmtua në ndeshjen ndaj Bylisit, Trashi ka një mesazh për tifozët

U dëmtua në ndeshjen ndaj Bylisit, Trashi ka një mesazh për tifozët

11:56, 25/02/2020

Për derbin që do të luaj ndaj Tiranës, skuadra e Partizanit ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit.

Bëhet fjalë për Lorenc Trashin, i cili pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasje fatkeqe me portierin Alban Hoxha në ndeshjen me Bylisin.

Futbollisti i kombëtares u dërgua menjëherë për në spital, për të marrë shërbimin e duhur. Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Trashi duket se e ka rimarrë disi veten dhe pse pasojat janë të dukshme, teksa falënderon të gjithë për mbështetjen duke shpresuar t’i rikthehet sa më shpejt fushës së blertë.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Me ndihmën e Zotit shpresoj të rikthehem sa më shpejt”, ishin fjalët e Trashit, i cili tashmë ka lënë ambientet e spitalit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco