Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Coronavirus, flet Kryeministri italian: Po mendojmë të shtyjmë të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Serie-A

Coronavirus, flet Kryeministri italian: Po mendojmë të shtyjmë të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Serie-A

09:51, 24/02/2020

Pas shtyrjes së katër takimeve në javën që lamë pas për shkak të përhapjes së Coronavirusit.  Serie-A rrezikon të mos luaj as sfidat e kësaj jave.

Lajmin për këtë masë ekstreme e jep Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili në një intervistë për “Rai Uno” u shpreh se nuk beson se e gjitha kjo mund të mbyllet në një javë dhe me shumë mundësi kjo mund të ndodhë.

Shpërndarja e shpejtë e kësaj sëmundjeje në veri të Italisë ka bërë që disa rajone në vend të kyçen tërësisht, duke i mbyllur të gjitha hapësirat publike dhe shkollat deri më 1 mars.

 “Nuk mendoj se do të jemi në gjendje ta ngadalësojmë virusin ngjitës brenda javës në atë masë sa për ta lejuar rinisjen e eventeve sportive”, tha Conte.

“Jemi duke e vëzhguar situatën vazhdimisht. Do ta shohim evoluimin e virusit ngjitës dhe do ta vlerësojmë shtyrjen e të gjitha ndeshjeve” përfundoi Kryeministri. 

Gjithashtu, përveç kampionatit Italian, rrezikon të shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Evropës që luhet mes Inter dhe Ludogorets.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco