Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Messi rikthehet bindshëm te goli, shënon 4 herë në fitoren e thellë të Barcelonës

Messi rikthehet bindshëm te goli, shënon 4 herë në fitoren e thellë të Barcelonës

18:22, 22/02/2020

Lionel Messi i është kthyer golave pas 5 ndeshjesh. Ylli i Barcelonës realizoi plot 4 herë në takimin e javës së 25-të të kampionatit spanjoll kundër Eibarit në “Camp Nou”.

Katalanasit u ngjitën përkohësisht në vendin e parë me 55 pikë, duke shpartalluar Eibarin me rezultatin 5-0.

Ylli argjentinas realizoi tripletë për 40 minuta, duke i dhënë në pjesën e parë katalanasve avantazhin 3-0.

Fillimisht, 6-herë fituesi i “Topit të Artë” mori një top nga Rakitiç dhe arriti të shënonte vetë një gol në stilin e tij të zakonshëm.

Në minutën e 37-të, sërish protagonist është Messi, duke realizuar dhe golin e dytë të ndeshjes dhe personal, duke goditur saktë me të majtën e tij dhe 3 minuta më pas, “Pleshti” shënoi dhe golin e tretë.

Messi dhe Barcelona nuk e ndalën spektaklin as në pjesën e dytë.

32-vjeçari dribloi mbrojtësin dhe portierin kundërshtar duke realizuar golin e katërt në minutën e 88-të.

Koleksionin e golave e plotësoi dhe Artur Melo në minutën e 89-të.

Me “pokerin” e sotëm, Messi shkon në kuotën e 18 golave në kampionatin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco