Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sir Alex Ferguson dhe historia e tifozit të Manchester United që vuan nga kanceri

Sir Alex Ferguson dhe historia e tifozit të Manchester United që vuan nga kanceri

09:16, 22/02/2020

I njohur nga të gjithë tifozët e futbollit si një nga trajnerët më të mirë në historinë e Manchester United , Sir Alex Ferguson është rikthyer në qendër të mediave, por këtë herë jo saktësisht për një temë të lidhur me futbollin.

Çfarë ndodhi! Mediat angleze kanë zbuluar së fundmi gjestin e bërë nga trajneri anglez me një tifoz të Manchester United që vuante nga kanceri. 

Sikur të ishte një engjëll i rënë nga qielli, Ferguson e befasoi tifozin me një vizitë të papritur në spitalin ku ndodhet.

Image

32 vjeçarit, Damien Nixon nuk i kanë mbetur më shumë se 12 muaj jetë. Duke parë gjendjen e tij të vështirë familjarët kishin menduar ta bënin pak të buzëqeshte dhe i kishin kërkuar ish-trajnerit të United që ta vizitonte në spital, tifozin e zjarrtë të United.

Fergi me të mësuar lajmin u nis direkt për të takuar dhe për të kaluar disa orë me Nixon, i cili e shikonte atë si një idhull.

Gjithashtu, pas vizitës së Ferguson , tifozi i Manchester United i ka rrëfyer gruas e tij se ai tani "ndjehej në paqe" pasi kishte arritur të takonte "heroin e tij të jetës".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco