Itali: Futbollisti i infektuar me koronavirus, i gjithë ekipi përfundon në karantinë

Itali: Futbollisti i infektuar me koronavirus, i gjithë ekipi përfundon në karantinë

08:26, 22/02/2020

Autoritetet Italiane ndodhen në gjendje alarmi pas shpërthimit të koronovirusit. Shumë persona rezultojnë të infektuar nga virusi që ka tronditur botën.

Së fundmi mediat  vendase raportojnë se mes të prekurve nga virusi i tmerrshëm është edhe një futbollist me iniciale M.M. Ai është 38-vjeç dhe është identifikuar si një nga personat që ka shpërndarë virusin që po tmerron botën dhe krahinën e Lombardisë.

Image

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës amatore, Pikio di Somalja dhe të shtunën kishte luajtur rregullisht në kampionat në barazimin 0-0 ndaj Amatori Sabioni. Të gjithë shokët e tij të skuadrës, rreth 20, janë kontaktuar dhe janë futur në karantinë, teksa kontrollohen vazhdimisht nga mjekët.  Ndeshja e nesërme mes skuadrës Pikio Di Somalja dhe Kremashës është anuluar për shkak të këtij faktit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco