Të dielën maratona 'Një hap për Durrësin', ja rrugët që bllokohen

Të dielën maratona 'Një hap për Durrësin', ja rrugët që bllokohen

14:07, 20/02/2020

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se ditën e diel më datë 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pranë sheshit “Liria” në Durrës, aty ku dhe do të startojë vrapimi. Për shkak të marshimit sensibilizues me një itinerar prej 5 km, por edhe për arsye sigurie, shumë rrugë do të bllokohen prej orës 9:30-11:00, si më poshtë:

Sheshi “Liria”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Hafiz Podgorica”
Rruga e “Deshmorëve”
Rruga “A. Goga”
Bulevardi “Epidamn”
Rruga “Anastas Durrsaku”
Rruga “Epikateve”
Rruga “Taulantia”
Hyrja nr 1 e portit (hyrja kryesore)
Dalja nr 2 në Port

Eventi do të startojë në 9:30 ku do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të vijojë më pas me garën dhe pas saj ceremoninë e shpalljes së fituesve.

Në vijim, prej orës 11:30 me përfundimin e ceremonisë së fituesve e deri në 13:30, Durrësi do të ndizet nga koncerti me muzikë live. “Një Hap për Durrësin” është një vrapim sensibilizues dhe jo një garë e mirëfilltë. Më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rendësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco