Tirana i shpëton humbjes, Skënderbeu merr 1 pikë në ‘Air Albania’

Tirana i shpëton humbjes, Skënderbeu merr 1 pikë në ‘Air Albania’

19:13, 15/02/2020

Skënderbeu nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në sfidën e cila u zhvillua në “Air Albania” kundër Tiranës.

Kryeqytetasit barazuan me vështirësi 1-1 ndaj skuadrës korçare në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 në Kategorinë Superiore.

Skënderbeu kaloi në avantazh, më anë të Bregut në minutën e 28-të të takimit. Vlonjati shfrytëzoi një gabim brenda zonës dhe nuk fali para portës.

Në minutën e 39' Tirana gjen rrugën e rrjetës por goli anulohet. Arbitri Meta akordon faull në favor të Skënderbeut pasi Ngo ka prekur topin me dorë, para se të pasoj te braziliani Kale. 

Në fraksioni e dytë të lojës, Tirana kërkoi golin por vazhdimisht humbte raste të pastra për shënim.

Vetëm në minutën e 80’, kryeqytetasit “zgjohen” për të shënuar një gol që shkaktoi polemika për mënyrën si u ekzekutua goditja e dënimit.

Kale me shpejtësi nisi një goditje dënimi dhe pas kombinimit me Ngo dërgon topin në rrjetë, por mes protestave të korçarëve që pretendonin se topi ishte në lëvizje.

Në minutën e dytë të shtesës, Gripshi ka humbur një rast të jashtëzakonshëm para portës, me Hoxhallarin që ka larguar pranë vijës fatale.

Pas këtij barazimi, Tirana mbetet në vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve ndërsa Skënderbeu në vendin e 7-të me 29 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco