Klopp: Juventus është favoriti për të fituar Ligën e Kampioneve!

Klopp: Juventus është favoriti për të fituar Ligën e Kampioneve!

13:12, 15/02/2020

Liverpool po zhvillon një sezon fantastik si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Djemtë e Jurgen Klopp po thyejnë rekorde ndeshje pas ndeshje.

Megjithatë, trajneri kur pyetet për një analizë të ekipeve pretendente në Ligën e Kampioneve nuk mendon se djemtë e tij janë më lart se ata të Juventusit. Strategu gjerman konsideron italianët si më të mirët dhe çuditet për faktin që “Zonja” nuk është shkëputur në luftën për Serie A.

“Juventusi është favoriti për të fituar Ligën e Kampioneve. E kam pasur këtë mendim që para se të fillonte sezoni. Më çdit fakti që ata nuk janë shkëputur me të paktën 10 pikë në garën për të fituar Serie-A. Juventusi ka skuadrën më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ka shumë cilësi, është një skuadër e çmendur.

Bayern është gjithashtu një kundërshtar i rëndësishëm dhe tani gjërat po shkojnë mirë për ta. PSG ka një ekip ta pabesueshëm. Dhe kurrë nuk mund të lini jashtë Barcelonën apo City-n. Nuk e kam idenë se deri ku mund të shkojë Liverpooli i këtij viti, por mendoj se duhet të përqendrohemi te Atletico”, përfundoi gjermani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco