VIDEO/ Pësoi një dëmtim horror, Gomes rikthehet në stërvitje

VIDEO/ Pësoi një dëmtim horror, Gomes rikthehet në stërvitje

17:11, 28/01/2020

Të gjithë u shokuan me pamjet e këmbës së thyer së Andre Gomes. Më 3 nëntor, portugezi theu këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Tottenham.

Duke parë shkallën e dëmtimit, mendohej se Gomes do të qëndronte shumë gjatë jashtë fushave të lojës.

Mirëpo vetëm 86 ditë pas dëmtimit horror, 26 vjeçari është kthyer në stërvitje. Ish-lojtari i Barçës u stërvit pak me shokët e tij të skuadrës dhe më pas zhvilloi një program të individualizuar.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë nën urdhërat e Carlo Ancelotti. Padyshim një lajm i mirë për Everton!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco