Sakrifikoi duke luajtur si qendërmbrojtës, Granit Xhaka u përgjigjet kritikëve

Sakrifikoi duke luajtur si qendërmbrojtës, Granit Xhaka u përgjigjet kritikëve

10:37, 22/01/2020

Pavarësisht zërave për një largim nga Londra në merkaton e janarit, Granit Xhaka mbetet pjesë e Arsenalit.

Madje, mesfushori në mbrëmjen e djeshme ku “Topçinjtë” barazuan në mënyrë heroike 2-2 me Chelsean, sakrifikoi edhe pozicionin e tij në fushë.

Në minutën e 26-të të sfidës, David Luiz shkaktoi një penallti dhe gjyqtari nuk e fali duke i treguar kartonin e kuq, mirëpo për të mos djegur një zëvendësim, trajneri Arteta mendoi të spostonte në qendër të mbrojtjes futbollistin me origjinë shqiptare.

Xhaka shkëlqeu edhe në rolin e ri, ndërsa pas ndeshjes nuk mungoi edhe një mesazh për kritikët e Arsenalit.

“Shumë njerëz na thonë se në këtë skuadër nuk ka karakter, por pas kësaj ndeshje asnjë nuk duhet të flasë për ne, i treguam se kemi karakter. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë edhe pas kartonit të kuq. Ishte e vështirë, por treguam shpirtin e skuadrës.

Jam shumë krenar për këtë skuadër. Folëm në dhomat e zhveshjes që mund t’ia dilnim, dhe ia dolëm të barazonim dy herë. Por, shpresoj që roli i qendërmbrojtësit të mos jetë roli im i ri, edhe pse mund të sakrifikoj. U mundova të ndihmoja skuadrën dhe shokët ma bënë më të lehtë”, tha Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco