Arsenal dhe Inter interesohen për futbollistin e Milanit

Arsenal dhe Inter interesohen për futbollistin e Milanit

08:54, 18/01/2020

Franck Kessie po kërkohet nga disa klube në këtë merkato dimërore. E fundit që është future në garë për shërbimet e mesfushorit 23 vjeçarë është skuadra e Arsenalit. Arteta e pëlqen mesfushorin dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve që të nisin kontaktet me klubin Italian. Gjithsesi ia kanë bërë të qartë pritshmërinë për 25 milionë euro në këmbim të kartonit të mesfushorit.

Afrikani, në fakt, mund të mos ketë nevojë të largohet fare nga Milanoja, duke qenë se kërkohet edhe nga Interi që duket se ka hequr dorë nga Matias Vesino. Uruguaiani nuk është më mes preferencave të Kontes dhe trajneri ka dhënë pëlqimin për ta këmbyer me Kesin.

Për këtë shkëmbim Milani pret edhe 6-7 milionë euro për të lejuar rokadën, pasi e vlerëson 22-vjeçarin të paktën 20 milionë euro. Palët janë ende larg marrëveshjes, por koha e paktë për të siguruar alternativa mund t’i detyrojë të lëshojnë terren.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco