Zidane: Ishte Courtois që mori vendimin për të dalë në sulm

Zidane: Ishte Courtois që mori vendimin për të dalë në sulm

10:57, 17/12/2019

Zidane ka komentuar vendimin e Courtois për të lënë portën në fund të ndeshjes kundër Valencias, pasi ndihmoi Realin të shënojë golin e barazimit.

Real Madridi i ka shpëtuar humbjes në ‘Mestalla’ në minutën e 95-të të takimit të dielën mbrëma, duke marrë një pikë të artë pak ditë para ‘El Clasicos’.

Los Blancos ishin duke u mposhtur 1-0 nga Valencia, kur pas një harkimi nga këndi në minutën e 95-të, Thibaut Courtois doli në sulm dhe e goditi topin me kokë, nga kjo rrëmujë në zonë përfitoi Benzema që e dërgoi drejt rrjetës.

Pas takimit, Zinedine Zidane ka duartrokitur vendimin e Courtois i cili la portën.

“Ai vendosi të dali përpara, kjo tregon se ai donte më shumë dhe që kurrë nuk dorëzohemi”, u shpreh Zizu.

“Barazimi erdhi pas insistimit tonë të vazhdueshëm. Ky është Madridi, ekip që kurrë s’dorëzohet. Futbollistët besuan se munden dhe ata ia dolën”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco