Lewandowski synon ‘Topin e Artë’, Messi dhe Ronaldo renditen pas tij

Lewandowski synon ‘Topin e Artë’, Messi dhe Ronaldo renditen pas tij

08:52, 17/12/2019

‘Këpuca e Artë’, ‘Topi i Artë’, ‘The Best’, ‘UEFA Best Palyer’, këto janë çmimet individuale që pse jo, mund t’i fitojë Robert Lewandowski në vitin 2020.

Sulmuesi i Bayern Munich, po shijon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

Në 23 ndeshje deri më tani në të gjitha garat, ai e ka dërguar topin në rrjetë 29 herë – më shumë se çdo futbollist tjetër në Europë.

10 nga këto 29 gola kanë ardhur në Champions League në vetëm 5 paraqitje, ku është edhe golashënuesi më i mirë në këtë garë.

18 prej tyre i ka shënuar në Bundesliga, ç’ka e bënë atë golashënuesin më të mirë edhe në Europë dhe kandidatin tani për tani numër një për ‘Këpucën e Artë’.

Nëse Lewandowski vazhdon me këtë formë dhe fiton trofe me Bayernin, në fund të vitit 2020 nuk duhet anashkaluar pasi mund t’i fitojë këto çmime prestigjioze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco