Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Hazard zbulon të ardhmen e tij: Kur të përfundoj te Reali, do të...

VIDEO/ Hazard zbulon të ardhmen e tij: Kur të përfundoj te Reali, do të...

12:14, 15/12/2019

Në merkaton e verës, Eden Hazard u transferua nga Chelsea për tek Real Madrid. Kjo ishte një blerje e bujshme nga ekipi spanjoll, mirëpo futbollisti belg akoma nuk po jep më të mirën e tij ashtu siç bënte tek ekipi londinez.

Për sa i përket të ardhmes së tij, Hazard duket se ka dëshirë të rikthehet përsëri tek ”blutë”.

Belgu ka takuar një nga tifozët e Chelseat me të cilin ka diskutuar për të ardhmen duke i zbuluar se dëshira e tij ishte që të kthehej. “Po na mungon, kemi nevojë për ty”, ishte kërkesa e tifozit.

“Kur të përfundoj këtu, do të rikthehem. Ata po bëjnë mirë, janë të gjithë mirë. Në janar mund të paguajnë të tjerë dhe mund të blejnë futbollistë të tjerë. Kur të përfundoj te Reali, do të kthehem”, u shpreh Hazard që më pas shtoi: “E ndjek Chelsean sa herë kam mundësi”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco