Pas humbjes ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Shpërdoruam shumë raste...

Pas humbjes ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Shpërdoruam shumë raste...

19:13, 14/12/2019

Skënderbeu humbi në fushën e vetë nga Vllaznia, me golin e shënuar nga Shtubina.

Pas ndeshjes, Ilir Daja, theksoi se skuadra e tij ka nevojë për përforcime.

Gjatë prononcimit për “Supersport”, trajneri i korçarëve, u shpreh se skuadrën e penalizuan rastet e humbura.

 “Loja ishte shumë e dobët. Ajo që na penalizoi ishte finalizimi i disa rasteve të pjesës së parë. Protesta nuk na ndikoi, pasi ndërhyri presidenti”, tha fillimisht ai.

Humbjet radhazi? “Janë dy humbje radhazi, pas dy fitoreve radhazi. Kemi shumë mungesa, edhe Dita u dëmtua. Ajo që më vjen keq, është që pësojmë gola të evitueshëm. Duhet të reagojmë në këto dy ndeshn e të fundit, pasi do ta kemi vështirë”.

Mbrojtja? “Ekipi fillon nga porta dhe qendërmbrojtësit. Kur ndërtuam skuadrën, mbrojtësat në qarkullim ishin të limituar. Kemi probleme në repartin e mbrojtjes. Duhet të jemi më fanatikë, pasi ekipi duhet të marrë pjesë në repartin e mbrojtës. Unë nuk i shmang përgjegjësitë e mia, por lojtarët e vjetër duhet të marrin në shpatulla ekipin”.

A ju pëlqen ekipi? “Duhet të ulemi me presidentin, që të flasim për vazhdimësinë. Nëse duam të kalojmë këtë situatë, duhet të blejmë të tjerë lojtarë”.

Menaxhimi i situatës? “Ajo që e vështirëson situatën është gjendja që nga fillimi, që e rëndon anën e motivimit të ekipit. Megjithatë nuk dua ta shoh gotën gjysmë bosh. Do përpiqemi të tregojmë fytyrën e mirë të të Skënderbeut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco