Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Messi flet për ‘El Clasicon’: Pres një Real shumë të fortë

Messi flet për ‘El Clasicon’: Pres një Real shumë të fortë

08:26, 12/12/2019

Një javë para “El Clasicos” Barcelona-Real Madrid, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar më 18 dhjetor, Lionel Messi, në një event promovues u shpreh se parashikon një duel shumë të fortë me rivalin e përjetshëm.

“Unë pres një Real Madrid shumë të fortë, sepse ka patur vazhdimësi në javët e fundit. Barça-Madrid apo Madrid-Barça mbeten gjithmonë përplasje të mëdha dhe të veçanta. Nuk ka rëndësi sesi vjen njëra apo tjetra, të dyja skuadrat janë në një moment shumë të mirë”, tha ylli i katalanasve.

Messi u shfaq në një ngjarje të organizuar nga Adidas, ku prezantoi “Topin e Artë” të gjashtë, të fituar vetëm pak kohë më parë.

“Të gjitha çmimet janë të veçanta, të gjitha janë të ndryshme dhe secili ka diçka unike. Ky ‘Top i Artë’ është i veçantë për momentin që po përjetoj, në aspektin personal dhe futbollistik”, u shpreh Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco