Ja kur do të hidhet shorti për fazën tjetër në Champions, shikoni si ndahen vazot!

Ja kur do të hidhet shorti për fazën tjetër në Champions, shikoni si ndahen vazot!

23:27, 11/12/2019

Ditën e hënë në orën 12:00 do të hidhet shorti për fazën e me eliminim direkt në Champions League.

Me ndeshjet e sotme është plotësuar kuadri i 16 skuadrave që vazhdojnë më tej në turne dhe tani përvijohen edhe ata që janë duelet e mundshme në bazë të ndarjes së vazove sipas pozicioneve në grupe.

Kështu, në vazon e parë janë thuajse të gjitha ekipet e mëdha, me përjashtim të Leipzig e Valencias. Ndërkohë, në vazon e dytë nuk ka ekipe që mund të cilësohen të lehta apo të kalueshme, pasi me përjashtim të Atalantës, të tjerat janë skuadra të cilat kanë histori në Europë, duke filluar nga fituesit në fuqi të Liverpulit apo rekordmenët e Real Madrid.

Rregullat e shorti të së hënës përcaktojnë që nuk mund të vihen përballë skuadra të të njëjtit shtet, apo ekipe të cilat kanë qenë në të njëjtin grup në turin që sapo u mbyll.

VAZO 1

PSG, Bajern Mynih, Mançester Siti, Juventus, Liverpul, Barcelona, RB Leipzig, Valencia

VAZO 2

Real Madrid, Totenhem, Atalanta, Atletiko Madrid, Napoli, Borusia Dortmund, Olimpik Lion, Chelsea

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco