ZYRTARE: Gattuso trajneri i ri i Napolit

ZYRTARE: Gattuso trajneri i ri i Napolit

18:50, 11/12/2019

Klubi i Napolit ka zyrtarizuar Gattuson si trajnerin e ri të skuadrës.

Ish-trajneri i Milanit do ta zëvendësojë të shkarkuarin Carlo Ancelotti.

Gattuso do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me klubin e ri pasditen e sotme, ndërsa do të debutojë të shtunën kundër Parmas.

“Mirësevjen Gattuso”, shkruan faqja e Napolit.

41-vjeçari kthehet në stolin e trajnerit për herë të parë pas tetë muajve, kur u largua nga Milani me marrëveshje të ndërsjellë.

Edhe pse Napoli është kualifikuar për në raundin e 1/16-ave, në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi me Genkun me rezultatin 4-0, Carlo Ancelotti është shkarkuar nga De Laurentis që tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco