FOTO/ Polemika për derbin, Tirana kundërshton ndarjen e vendeve të tifozëve

FOTO/ Polemika për derbin, Tirana kundërshton ndarjen e vendeve të tifozëve

14:48, 11/12/2019

Ndryshimi i sektorëve të tifozëve në stadiumin e ri Kombëtar për ndeshjen derbi së të premtes, ka sjellë një rrëmujë të madhe.

Kjo për arsye se klubi organizator, Partizani, ka vendosur të ndryshojë akomodimin e tifozëve në sektorët e stadiumit.

Kështu, nëse në ish-Qemal Stafa, tifozët e Tiranës qëndronin pas porte në tribunën pranë qendrës “Coin”, e cila është edhe nga krahu i qytetit, tashmë i duhet të qëndrojë në anën tjetër, në tribunën afër ish-hotel “Sheraton”.

Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe klubi i Tiranës teksa ka kërkuar që sektorët të mos ndryshohen, por të jenë të njëjtë si më parë.

Ndërsa, edhe tribuna e përhershme e tifozëve të Tiranës, në stadiumin e ri ka marrë emrin e një legjende të bardhebluve si Fatmir Frashëri.

Ndaj duket më e logjikshme që tifozët e 24-herë kampionëve të vendit të akomodohen në të njëjtën tribunë si kanë qëndruar edhe më parë.

Ndërkohë, në këtë mes ka ndërhyrë edhe policia, e cila nguron të marrë përsipër sigurinë me këtë ndryshim të tribunave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco