Largimi i papritur nga Spanja, Robert Moreno: Pyesni Luis Enriquen!

Largimi i papritur nga Spanja, Robert Moreno: Pyesni Luis Enriquen!

15:18, 21/11/2019

Robert Moreno është në qendër të vëmendjes pas largimit të papritur nga stoli i kombëtares spanjolle.

Pas lamtumirës me Federatën Spanjolle të Futbollit që vetëm një ditë më pas zyrtarizoi edhe rikthimin në stol të Luis Enriques, Robert Moreno nuk dha një arsye se përse nuk do të jetë më as në stafin e Luis Enriques.

“Nuk dua të merrem me qortime, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Pyesni Luis Enriquen. Nëse unë flas, kjo nuk do të ishte e mirë për mua”, u shpreh Moreno.

Luis Enrique do të prezantohet përpara mediave javën e ardhshme më datë 27 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco