Incidenti me invalidët në ‘Air Albania Stadium’, reagimi i FSHF-së

Incidenti me invalidët në ‘Air Albania Stadium’, reagimi i FSHF-së

21:41, 18/11/2019

Një incident i pakëndshëm ndodhi ditën e djeshme, në vigjilje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, ku disa persona me aftësi të kufizuara, mbetën të bllokuar për disa minuta jashtë stadiumit “Air Albania Stadium”.

Atyre nuk po u mundësohej futja në brendësi të impiantit, pasi u thonin se ashensorët në dispozicion për ta nuk po punonin.

Mbrëmjen e sotme, FSHF nëpërmjet një sqarimi, bën me dije se ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar, por ata janë ngjitur në stadium nga vullnetarët dhe kompania e sigurisë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes.

Reagimi i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në “Air Albania Stadium” janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standardet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco