Ja kush janë kombëtaret që kanë një shans për t’u kualifikuar në EURO2020

Ja kush janë kombëtaret që kanë një shans për t’u kualifikuar në EURO2020

11:05, 17/11/2019

Spanja, Anglia, Republika çeke, Ukraina, Polonia, Franca, Turqia, Belgjika, Rusia, Italia, Suedia, Finlanda, Gjermania, Holanda, Kroacia dhe Austria janë kualifikuar për në EURO2020 dhe tashmë kanë mbetur dhe katër vende  boshë për t’u kualifikuar në procesi normal.

Ndërsa katër të tjera do të përcaktohen në play-offin e Ligës së Kombeve në Mars.

Në tabelat e mëposhtme do të shihni grupet dhe skuadrat të cilat kanë një mundësi për t’u kualifikuar.

GRUPI A

Këtu çdo gjë është e përcaktuar, Anglia dhe Republika çeke janë të kualifikuara.

Image

GRUPI B

Me Ukrainën e kualifikuar, vendi i mbetur bosh do të shkoi për Portugalinë ose Serbinë. Luzitanët do të luajnë ndaj Luxemburgut ndërsa serbët ndaj Ukrainës.

Image

GRUPI C

Gjermania dhe Holanda janë të konfirmuara në këto kualifikuese dhe në diskutim ka mbetur vetëm si do të ndajnë pozitat.

ImageGRUPI D

Është gjithçka e hapur në këtë grup me Danimarkën që udhëheq, e Zvicra dhe Irlanda pas saj.  Në ndeshjen e fundit, Zvicra udhëton për në Gjibraltar, ndërsa Irlanda dhe Danimarka ndeshen midis tyre, ku e vetmja mundësi është fitorja.

Image

GRUPI E  

Kroacia e ka siguruar vendin e parë, ndërsa për vendin e dytë janë në luftë tre skuadra, Sllovakia, Hungaria dhe Uellsi.

Image

GRUPI F

Gjithçka është e mbyllur, Spanja në vend të parë ndërsa Suedia në vendin e dytë.

Image

GRUPI G

Polonia ka siguruar vendin e parë dhe shoqërohet nga Austria.

Image

GRUPI H

Franca dhe Turqia e kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në këto eliminatore e vetmja gjë që ka ngelur është se cila do të jetë në vendin e parë.

Image

GRUPI I

Belgjika dhe Rusia do të jenë në EURO2020.

Image

GRUPI J

Italia dhe Finlanda do të jenë dy skuadra që do të shkojnë në Evropian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco