Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Luciano Spalletti, kandidati kryesor për t’i zënë vendin Montellës te Fiorentina

Luciano Spalletti, kandidati kryesor për t’i zënë vendin Montellës te Fiorentina

13:22, 12/11/2019

Humbja e fundit ndaj Cagliarit me rezultatin 5-2 duket se i rëndon së tepërmi pozitat në pankinën e Fiorentinës për trajnerin Vincenzo Montella.

Edhe pse drejtuesit kanë pohuar pas sfidës se tekniku do të vazhdojë të drejtojë skuadrën vjollcë, zërat e fundit që qarkullojnë në media flasin për një tjetër skenar.

Montella rrezikon shkarkimin dhe diçka e tillë vërtetohet edhe nga fakti që kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zënë vendin e tij.

Më tepër në Firence duket se pëlqehet Luciano Spalletti. Ish-trajneri i Interit është ende nën kontratë më zikaltrit, por një marrëveshje e mundshme me Fiorentinën do të ishte një lehtësim edhe për arkën e klubit nga Milano, që vazhdon ta paguajë teknikun.

Për momentin duken vetëm zëra, por në rast se Montella nuk e kthen skuadrën te rezultatet pozitive, atëherë aventura e tij te Fiorentina pritet të mbarojë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco