Kritika e ish-trajnerit: Ky Milan nuk ka personalitet

Kritika e ish-trajnerit: Ky Milan nuk ka personalitet

23:46, 08/11/2019

Alberto Zakeroni nuk ka shumë besim te lojtarët më të vjetër të Milanit.

Ish-tekniku që shpalli kampion kuqezinjtë në vitin 1999, ka dyshime të forta mbi personalitetin e liderëve të Milanit aktual.

Në një deklaratë për “Sportmediaset”, 66-vjeçari ka thënë: “Aktualisht të gjithë lojtarët e Milanit po japin një kontribut mesatar në krahasim me atë që është potenciali i tyre. Unë kisha në skuadër Kostakurtën, Maldinin dhe Albertinin që i jepnin ekuilibër të gjithë organikës. Pavarësisht se nuk i njoh, nuk besoj se senatorët aktualë të Milanit kanë të njëjtin personalitet që kishin të mitë. Fanella kuqezi peshon dhe karakteri është vendimtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco