Hazard: Që në vitin 2018 e kisha ndarë mendjen të shkoja tek Reali!

Hazard: Që në vitin 2018 e kisha ndarë mendjen të shkoja tek Reali!

17:01, 29/10/2019

Eden Hazard e ka pranuar se që në vitin 2018 kishte vendosur të largohej nga Chelsea.

Ylli belg sezonin e fundit fitoi Europa Leaguen por pavarësisht këtij suksesi me "blutë" londinezë, ai u transferua te Real Madrid për afro 150 milionë euro.

 “Unë e kisha ndarë mendjen pas Botërorit dhe i pata thënë vetes: ‘Duhet t’i bashkohem Real Madridi”, ka thënë ai për “Real Madrid TV”.

“Kjo nuk ishte e mundshme dhe e kalova edhe një vit në Chelsea dhe më pas largimi ishte më i lehtë. Klubi londinez e kuptoi dhe më la të largohesha”, shtoi ish-futbollisti i Lillet.

“Ëndrra imja ishte gjithmonë të luaja për Real Madridin, klubin më të madh në botë dhe tani jam i lumtur. Courtois gjithmonë më thoshte se ishte klubi më i mirë i mundshëm. Kam folur edhe me Modriç-in dhe ma konfirmoi se të gjithë donin të më shihnin në Real Madrid dhe më në fund ndodhi kjo”, vijoi belg.

Hazard nuk e ka shijuar një fillim aq të mbarë në Madrid, ku e ka realizuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asiste në La Liga dhe Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco