Po udhëtonte me shpejtësi, futbollisti humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën

Po udhëtonte me shpejtësi, futbollisti humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën

18:39, 25/10/2019

Momente të frikshme ka kaluar mesfushori i Osasunës, Ruben Garsia, i cili ka pësuar një aksident mbrëmjen e djeshme.

26-vjeçari humbi kontrollin e automjetit të tij, duke u përplasur me një shtyllë, e cila ndodhej në anë të rrugës.

Makina e tij “Porche”, u shkatërruar plotësisht, por për fat të mirë lojtari pësoi vetëm disa probleme të vogla.

Menjëherë sapo policia mbërriti në vendin ku kishte ndodhur aksidenti, i bënë lojtarit testin për një konsumim të mundshëm të alkoolit apo drogës.

Megjithatë në këto teste Garsia rezultoi negativ, teksa tashmë mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën futbollisti po udhëtonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco