Bullgaria zgjedh trajneri e ri të kombëtares

Bullgaria zgjedh trajneri e ri të kombëtares

18:32, 21/10/2019

Bullgaria emëroi Georgi Dermendzhiev trajner të përfaqësues së futbollit, pas largimit të Krasimir Balakov javën e kaluar pas humbjes 6-0 kundër Anglisë, takim që u pasua nga polemika të ashpra për shkak të abuzimi racist dhe përdorimit të përshëndetjes naziste nga tifozët bullgarë.

“Georgy Dermendzhiev është trajneri i ri i ekipit kombëtar bullgar. Të gjithë kanë rënë dakord, që ai të jetë trajneri i ri. Ne do t’i finalizojmë të gjitha dokumentet nesër”, deklaroi nënkryetari i Unionit të Futbollit Bullgar, Yordan Lechkov.

Dermendzhiev konfirmoi lajmin në një uebfaqe tjetër sportive, gong.bg, duke shtuar se ai priste të nënshkruante kontratën e tij sot ose nesër.

Trajneri 64-vjeçar është një nga më të suksesshmit në Bullgari. Nën drejtimin e tij Ludogorets fitoi në tre tituj të ligës bullgare nga 2015 deri në 2017, pa harruar kualifikimin në fazën e grupeve të Championsit në vitin 2015.

Pas Ludogorets, ai trajnoi skuadrën Ordabasy të Kazakistanit para se të merrte për pak kohë timonin në Levski Sofias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco