Presidenti Meta për Miço Papadhopulin: ‘Daja’ ishte kampion si futbollist dhe si drejtues

Presidenti Meta për Miço Papadhopulin: ‘Daja’ ishte kampion si futbollist dhe si drejtues

12:17, 16/10/2019

Futbolli shqiptar humbi sot një prej ikonave, Miço Papadhopuli.

Ish-futbollisti i Partizanit dhe i kombëtares u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Për vdekjen e “Dajës” siç i thërrisnin, kanë shprehur ngushëllime njerëz të sportit dhe jo vetëm.

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në Facebook ka dhënë mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh.

“Ndarja nga jeta e ‘Dajës’ legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopuli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvillimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.

Në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.

Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!”, shkruan Presidenti Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco