VIDEO/ ‘Elbasan Arena’ bosh! Bileta 200 lekë, interesim i dobët për Shqipëri – Kosovë

VIDEO/ ‘Elbasan Arena’ bosh! Bileta 200 lekë, interesim i dobët për Shqipëri – Kosovë

19:28, 15/10/2019

Ka startuar takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës i vlefshëm për Grupin 3 kualifikues në Europianin e 21-vjeçarëve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, ndeshen për herë të parë në grup me Kosovën që synon të mbajë gjatë shpresat për një kualifikim historik në këtë kompeticion.

Ndeshja zhvillohet në “Elbasan Arena” por në sy bie interesimi i dobët i tifozerisë nga dy vendet respektive.

Pavarësisht se bileta ishte vetëm 200 lekë, kjo nuk ka mjaftuar për të nxitur  tifozerinë të jetë e pranishme në stadium.

Pothuajse e gjithë tribuna karshi dhe anësore është bosh, ndërsa të pranishëm pak njerëz ka në tribunën kryesore.

Ja pamjet live nga “Elbasan Arena”:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco