Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Mister 700’, Cristiano Ronaldo flet për rekordin e golave

‘Mister 700’, Cristiano Ronaldo flet për rekordin e golave

09:41, 15/10/2019

I vjen keq vetëm që goli i tij i 700-të në karrierë nuk ishte nga ata që të ndihmonte skuadrën e tij të fitonte në Kiev. Për pjesën tjetër Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur.

“Është një moment i bukur në karrierën time, por që rezultoi i hidhur për skuadrën, sepse nuk fituam. Por, unë mendoj se ne duhet të jemi krenarë, sepse bëmë një ndeshje të shkëlqyer”, tha sulmuesi luzitan pas humbjes kundër Ukrainës.

Në momentin e festimit të golit, sulmuesi pa drejt qiellit dhe interesi i gazetarëve është të dinë nëse ky gol jubilar kishte një dedikim.

“Përse pashë drejt qiellit? Doja që t’i falënderoja të gjithë, shokët e skuadrës, kolegët, trajnerët që kanë ndihmuar Cristiano Ronaldon që të bëhet futbollisti që është sot. Por mbetet një shije e hidhur që nuk fituam. Jam krenar për skuadrën”, shtoi bomberi i Juventusit.

“Sa rekorde kam? Nuk e di. Nuk i kërkoj unë rekordet, ato më kërkojnë mua. Unë po shijoj momentin dhe futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë shifër mbresëlënëse golash”, deklaroi Ronaldo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco