Përgatitjet për Moldavinë, Kombëtarja stërvitet në Stamboll

Përgatitjet për Moldavinë, Kombëtarja stërvitet në Stamboll

20:28, 12/10/2019

Humbja përballë Turqisë në minutat shtesë është ende e freskët dhe vuajtjet që solli ajo disfatë e pamerituar nuk kanë sesi të mos ndikojnë në moralin e skuadrës sonë përfaqësuese, që, gjithsesi, edhe pse nuk është më në garë për kualifikim, duhet të shfaqë shenjat e përmirësimit edhe në Kishiniev ndaj Moldavisë.

Trajneri Edy Reja nuk ka humbur kohë, por ka nisur menjëherë përgatitjet për duelin përballë ekipit moldav, duke zhvilluar këtë të shtunë një seancë stërvitore në Stamboll.

Natyrshëm që ata të cilët u aktivizuan për 90 minuta u përqendruan më shumë në ushtrime me karakter rikuperues, pa ngarkesë fizike, në mënyrë që muskujt të rimarrin fuqitë e duhura në kuadër të takimit të së hënës, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit, e përbërë nga lojtarët që u aktivizuan nga stoli dhe nga ata që nuk patën minuta kundër Turqisë, zhvilluan një seancë me intensitet të plotë stërvitor.

Pritet që në ndeshjen e radhës tekniku italian t’u dhurojë hapësira disa futbollistëve të rinj, siç janë Marash Kumbulla apo Taulant Seferi, në mënyrë që edhe të afruarit e fundit të provojnë ndjenjën unike të fanellës kuqezi dhe të fitojnë sa më shumë përvojë me Kombëtaren për të qenë më pas të gatshëm në sfidat e nëntorit kundër Andorrës e Francës, por edhe në kualifikueset e Kampionatit Botëror që do të nisin në gjysmën e dytë të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco