Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Përpara përballjes me Kosovën, Mali i Zi humb lojtarin e saj më të mirë

Përpara përballjes me Kosovën, Mali i Zi humb lojtarin e saj më të mirë

10:53, 12/10/2019

Kosova merr një lajm të mirë, dëmtohet lojtari më i mirë i Malit të Zi

Mali i Zi nuk shkojë më shumë se një barazim 0-0 përballë Bullgarisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.

Mirëpo duke mos i mjaftuar ky dështim, kombëtares malazeze për ndeshjen ndaj Kosovës i duhet që të bëjë pa shërbimet e lojtarit e saj më të mirë, Stefan Savic.

Savic i cili luan për Atletico Madrid,  u dëmtua  në minutën e 39-të,  në ndeshjen ndaj bullgarëve, duke u larguar menjëherë nga fusha e lojës.

Sipas asaj që shkuan e përditshmja spanjolle “AS”, ky është një dëmtim që po i përsëritet shpesh futbollistit, dhe për këtë arsye 28-vjeçarit do të kthehet menjëherë në Spanjë, për të vazhduar me ekzaminimet.

Ky lajm mund të jetë i keq për Malin e Zi, por për Kombëtaren e Kosovës është një lajm i mirë.

Kosova dhe Mali i Zi  përballen në hënën në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, dhe “Dardanëve u duhet me çdo kusht fitorja, për të pasur një mundësi për t’u kualifikuar në evropian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco