Mbërriti në Torino gjatë verës, blerja e bujshme po mendon largimin nga Juventusi

Mbërriti në Torino gjatë verës, blerja e bujshme po mendon largimin nga Juventusi

09:57, 10/10/2019

Adrien Rabiot po mendon të largohet nga Juventusi vetëm disa muaj pasi u bashkua me klubin italian.

Gjatë merkatos së verës mesfushori francez u bashkua me “Bianconerët”, si lojtar i lirë, pasi kishte skaduar kontrata e tij me Paris Saint-Germain.

Sipas mediumit Calciomercato, 24-vjeçari tashmë po mendon largimin nga kampionët e Italisë, kurse Barcelona është një kandidate për të nënshkruar me Rabiot.

Në të vërtetë, është pohuar se përfaqësuesit e Rabiotit tashmë kanë zhvilluar bisedime joformale me gjigantët katalunas në përpjekje për të hedhur bazat për një veprim të mundshëm.

Aaron Ramsey gjithashtu mbërriti te Juventusi këtë verë, ndërsa Miralem Pjanic, Blaise Matuidi, Emre Can, Sami Khedira dhe Rodrigo Bentancur po përpiqen gjithashtu të kërkojnë një vend në ekipin titullar në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Kujtojmë që Rabiot gjatë këtij sezoni ka startuar vetëm 2 ndeshje si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco