Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Hakmerret’ Neymar, hedh në gjyq modelen që e akuzoi për përdhunim

‘Hakmerret’ Neymar, hedh në gjyq modelen që e akuzoi për përdhunim

13:58, 01/10/2019

Pak kohë më parë, Neymar u akuzua nga një modele braziliane për përdhunim.

Ajo pretendonte që natën e 15 majit, futbollisti brazilian e kishte përdhunuar në një hotel në Paris, teksa bëri edhe një denoncim për të dhe kërkonte dëmshpërblim e njëkohësisht dënim për yllin e PSG-së.

Në mungesën e provave, Gjykata vendosi të hidhte poshtë këto akuza dhe Neymar u shpall i pafajshëm.

Gjithçka, ishte një mashtrim nga ana e modeles Najila Trindada, e cila supozonte se në Paris kishte shkuar me dëshirë, por atje ishte Neymar ai që e ka përdhunuar.

Tashmë, ka ardhur koha për hakmarrje dhe Neymar me Najilën janë sërish në gjyq.

Modelja akuzohet për mashtrim dhe prishje imazhi e për këtë, ylli brazilian pretendon një dënim për modelen dhe dëmshpërblim për vete.

Ajo akuzohet edhe për shpifje duke qenë se kishte thënë në intervistë për mediat se kur ke para, të gjitha mund të mbyllen pa asnjë problem dhe se Neymar ka paguar për të fituar pafajësinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco