UEFA dënon 3 shtete për racizmin në stadium

UEFA dënon 3 shtete për racizmin në stadium

18:05, 23/09/2019

UEFA ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj racizmit të shfaqur në eliminatoret e Europianit 2020 dhe ka pezulluar me nga një ndeshje pa tifozë Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Tifozë të këtyre skuadrave demonstruan thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit dhe institucioni drejtues i futbollit europian mori vendimin t’u kyçë stadiumet.

Rumania do të shlyejë dënimin në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Hungaria kundër Azerbajxhanit dhe Sllovakia kundër Uellsit, të tre këto ndeshje të planifikuara për në muajin tetor.

Përveç mbylljes së stadiumit për një ndeshje, federatat përkatëse të këtyre vendeve kanë marrë edhe nga një gjobë monetare që varion nga 20 deri në 83 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco