VIDEO/ Bëri përsëri gafë, tifozët këshillojnë Loris Karius të tërhiqet nga futbolli

VIDEO/ Bëri përsëri gafë, tifozët këshillojnë Loris Karius të tërhiqet nga futbolli

10:48, 20/09/2019

Loris Karius vazhdon të jetë një nga portierët më të komentuar në botë dhe për fat të keq, komentohen vetëm gafat që ai bën në mënyrë të vazhdueshme.

Ish-portieri i Liverpoolit aktivizohet aktualisht te Beshiktashi, skuadër me të cilën nuk po arrin të përmbushë pritshmëritë duke u kthyer në një problem për skuadrën turke.

Mbrëmjen e djeshme, Karius dhuroi një tjetër gafë duke ndihmuar skuadrën e Bratislavës për të marrë një fitore të rëndësishme.

Një dalje e pa studiuar mirë, bëri që Karius të lehtësonte punën e kundërshtarit për të shënuar me portën e boshatisur.

Sakaq, në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat karshi tij, si edhe komentet ironike.

Të shumtë janë ata që shprehen se këtu nuk kishte asnjë surprizë, ndërkohë që shumë të tjerë kërkojnë nga Karius që më mirë të tërhiqet nga futbolli, sepse gafat po vazhdojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco