Mertens flet mbi të ardhmen: Dua të vazhdoi të luaj në nivele të larta. Napoli?

Mertens flet mbi të ardhmen: Dua të vazhdoi të luaj në nivele të larta. Napoli?

20:29, 13/09/2019

Dries Mertens ka kontratë deri në vitin 2020 me klubin e Napolit. 32 vjeçari përflitej për një largim të mundshëm nga klubi italian, dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të ishte Amerika ose Kina.

Por këtyre zërave i ka dhënë fund belgu, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport” u shpreh se ka ende për të dhënë dhe ndjehet mirë fizikisht.

“ Ndihem ende mirë fizikisht dhe dua të vazhdoi në nivele të larta në një kampionat të rëndësishëm pavarësisht moshës. Kam shumë për të dhënë”.

 Napoli? “Për momentin nuk e imagjinoj dot veten në një klub tjetër, por është ende herët për të folur”, përfundoi Mertens.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco