Triumfi në Champions League e shpëton Juventusin nga borxhet

Triumfi në Champions League e shpëton Juventusin nga borxhet

18:27, 13/09/2019

Blerje pa fund, kampionë ndërkombëtarë me rroga të paarritshme për cilindo klub tjetër në Itali.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për Juventusin që ka bërë të kthehet përsëri vëmendja nga Seria A duke afruar emra si Ronaldo, De Ligt, Ramsei apo Rabiot.

Ana tjetër e medaljes tregon se për të bërë të mundur këto transferime, klubi ka marrë kredi e borxhe të njëpasnjëshme në institucione financiare apo nga kompanitë që e zotërojnë, duke arritur shifra të frikshme e duke e kthyer situatën aktuale në një bast të rrezikshëm.

Në klub duken të bindur se Juventusi këtë vit do të fitojë Ligën e Kampioneve dhe titullin e 9-të radhazi, arsye pse kanë shtuar shpenzimet në mënyrë të frikshme.

Kështu, borxhet neto vetëm në vitin e fundit janë rritur me 154 milionë euro, një shpenzim i pajustifikuar, pasi shpenzimet po arrijnë klubet më të mëdhenj në Europë, por fitimet jo.

Kompania “Exor” e cila zotëron 63,77% të imazhit të Juventusit nëpërmjet familjes Agneli, ka publikuar të dhënat që tregojnë se në tre vitet e fundit janë bërë shpenzime marramendëse me shpresën që të ndryshohet trendi, por ka ndodhur e kundërta.

Në 2016-2017 borxhi neto ishte 162,5 milionë euro, në 2017-2018 shkroi në 309,8 milionë euro e pas 2018-2019 ka arritur 464 milionë euro.

Klubi shpreson që këtë vit të filloj kthesa, nëse fitohet Liga e Kampioneve e sigurohet triumfi i 9 radhazi në Itali, por sidomos nëse Ronaldo dhe yjet e tjerë i japin një shtysë më të madhe tregtimit të veshmbathjeve, që është shumë mbrapa në krahasim me klubet elitare në Angli e Spanjë.

Nëse sinjalet nuk janë ato të duhurit, janari do të fillojë në mënyrë të pashmangshme për bardhezinjtë ndryshimin e këtij trendi nëpërmjet të vetmes mënyrë që mbetet, shitjes së disa prej lojtarëve për të rregulluar bilancet, para se të vihen në punë organet e UEFA-s me pasoja që do të ishin katastrofike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco