Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Higuain: Dëshiroja të qëndroja tek Juventus. Është një skuadër e madhe!

Higuain: Dëshiroja të qëndroja tek Juventus. Është një skuadër e madhe!

20:55, 12/09/2019

Gjatë gjithë verës është folur për skuadrën e mundshme të Higuain, pasi askush nuk e shihte argjentinasin si pjesë të planeve të Sarri.

Lojtari argjentinas ka bërë të ditur se ai kishte idetë e qarta dhe ajo që interesonte ishte vetëm të qëndronte tek Juventus.

“Sapo u ktheva në Torino, i kisha idetë e qarta. Dëshiroja të qëndroja tek Juventus” ka thënë lojtari për ‘Sky Sport Italia’.

“Sinqerisht, askush nuk më tha asgjë kur u ktheva. U ktheva, punova fort që të provoja kualitetet e mia”.

“Është një skuadër e madhe, me një tifozëri të shkëlqyeshme” ka thënë ndër të tjera ylli argjentinas.

Higuain është aktivizuar titullar në javët e para të Serie A, madje në derbin kundër Napoli la gjurmë duke shënuar gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco