Qetësohet Ancelotti, Napolit i rikthehet kapiteni

Qetësohet Ancelotti, Napolit i rikthehet kapiteni

20:47, 12/09/2019

Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të mirë nga infermieria, pasi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Lorenzo Insigne, është rikuperuar plotësisht dhe është stërvitur me skuadrën, duke qenë gati për sfidën e të shtunës në mbrëmje ndaj Sampdorias.

Insigne u dëmtua në ndeshjen me Juventusin, ku luajti vetëm 45 minutat e para, për t’u zëvendësuar më pas nga meksikani Lozano, megjithatë mbetet ende e paqartë nëse kapiteni do ta nisë nga minuta e parë sfidën me Sampin.

Kjo pasi javën e ardhshme në “San Paolo” mbërrin Liverpooli dhe Ancelotti mund të preferojë që ta ruajë italianin pikërisht për sfidën ndaj “The Reds”, duke i besuar të shtunën dyshes Mertens-Lozano.

Është rikuperuar ndërkohë edhe sulmuesi polak Arkadiuz Milik, por gjithsesi mjekët kanë këshilluar që ky i fundit të vazhdojë akoma stërvitjen me skuadrën dhe të pritet minimalisht edhe një javë, para se të përdoret në fushë, për të mos rrezikuar përsëritjen e dëmtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco