Roma gjatë prezantimit të Zappacostas, publikon FOTO-n e shqiptares Bleona Mata

Roma gjatë prezantimit të Zappacostas, publikon FOTO-n e shqiptares Bleona Mata

21:55, 21/08/2019

Roma ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Davide Zappacosta.

Kryeqytetasit italianë kanë njoftuar transferimin e mbrojtësit duke bashkangjitur në një video, momentet nga prezantimi i lojtarit të ri, si dhe disa foto fëmijësh që rezultojnë të humbur prej vitesh.

Mes tyre edhe shqiptarja Bleona Mata.  Ekipi i Romës është i angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Kujtojmë që vogëlushja rezulton e humbur që prej majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco