Emri i stadiumit, FSHF reagon kundër zv/kryeministrit Braçe: 'tifoz pushtetar' që bën...

Emri i stadiumit, FSHF reagon kundër zv/kryeministrit Braçe: 'tifoz pushtetar' që bën...

16:53, 21/08/2019

Emri i stadiumit të ri kombëtar është kthyer në një arenë sherri ndërmjet FSHF-së dhe qeverisë.

Administratori i stadiumit, Bardhyl Minxhozi, ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të deputetit dhe zv/kryeministrit, Erjon Braçe, që është shprehur kundër ndërrimi të emrit të “Arenës Kombëtare”, madje sipas tij, emri i stadiumit duhet të mbetet “Qemal Stafa”.

Reagimi i fortë i Minxhozit i cili sulmon Braçen duke e cilësuar “tifoz pushtetar” dhe se bën zhurmë vetëm për kredo politike.

Shitja e emrit të stadiumit të ri do të garantonte financa të sigurta dhe përmend mjaft shembuj në botë që kanë emra stadiumesh të kompanive të mëdha.

Ja reagimi i Minxhozit, që është publikuar dhe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit:

“Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:

Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – New Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco