Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zidane: Aktualisht, James është lojtar i Real Madridit

Zidane: Aktualisht, James është lojtar i Real Madridit

23:17, 20/07/2019

E ardhmja e James Rodriguez vazhdon të jetë temë tema më e nxehtë në këtë merkato.

Mesfushori kolumbian është në pronësi të Real Madridit, por në dy vitet e fundit ka qenë i huazuar te Bayern Munichu.

Bavarezët vendosën të mos e blinin kartonin e tij dhe në këtë mënyrë James është kthyer te Los Blancos, edhe pse nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane.

 “Ai është lojtar i Real Madridit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Aktualisht, ai ndodhet në pushime dhe nuk mund të them më shumë për të ardhmen e tij”, ka thënë Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco