Neymar: 'E vështirë të luash kundër tij', ja mbrojtësi më i fortë që jam përballur

Neymar: 'E vështirë të luash kundër tij', ja mbrojtësi më i fortë që jam përballur

14:40, 19/07/2019

Neymar ka vlerësuar Sergio Ramos si mbrojtësin më të mirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.

Në një intervistë të shkurtër për “My Goal”, sulmuesi brazilian tha se përballja me Ramos ishte e vështirë.

 “Sergio Ramos”, tha fillimisht braziliani.

“Ai është një qendërmbrojtës i mrekullueshëm dhe për më tepër, shënon edhe gola. Është shumë e vështirë të luash kundër tij”, tha Neymar.

Duelet Ramos-Neymar ishin më të shpeshta kur braziliani ishte pjesë e Barcelonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco