Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Berlusconi thotë emrin e lojtarit më të mirë që ka Milani

Berlusconi thotë emrin e lojtarit më të mirë që ka Milani

20:12, 18/07/2019

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është rikthyer të flasë për skuadrën kuqezi, ku ka komentuar me nota pozitive planet e shoqërisë së re dhe ka vlerësuar njërin prej futbollistëve të organikës aktuale.

“Pas dy viteve të vështira, shpresoj që skuadra të rigjejë qetësinë dhe të punojë për t’u ringritur në nivele të larta. Më pëlqen mënyra se si po organizohet klubi, ndaj kam besim tek e ardhmja. Suso është futbollisti më i mirë që ka Milani dhe është një nga fantazistët më të mirë në qarkullim, pasi driblon shpejt dhe ka një gjuajtje fantastike nga distanca”, tha Berlusconi.

Më pas ish-numri 1 i kuqezinjve vlerësoi edhe emërimin e Giampaolos në stol, teksa nuk e fshehu simpatinë për skemën 4-3-1-2, që përdor edhe trajneri aktual i Milanit.

“Giampaolon nuk e njoh nga afër, por këto ditë do të kemi një takim dhe po punojmë për këtë. Unë jam një tifoz i skemës 4-3-1-2, pasi me këtë rreshtim kemi fituar shumë trofe”, deklaroi Berlusconi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco