Agolli paralajmëron Qarabagun: Kujdes nga Partizani, në Champions ka surpriza

Agolli paralajmëron Qarabagun: Kujdes nga Partizani, në Champions ka surpriza

16:29, 17/07/2019

Ansi Agolli rikthehet të flasë për sfidën Qarabag-Partizani, këtë herë për mediat azere.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, që prej muajit mars aktivizohet në Amerikë te Nju Jork Kozmos, mendon se sfida e sotme në “Dalga Arena” do të jetë e vështirë për Qarabagun.

Ai paralajmëron ish-ekipin e tij se Partizani nuk ka se çfarë të humbasë, prandaj dhe Qarabagu duhet të jetë i përqendruar deri në fund të lojës.

Sipas Agollit, Liga e Kampioneve është një kompeticion që dhuron surpriza, sidomos në turet e para.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante. Ashtu si e para, do të jetë disi e tensionuar. Ne e dimë shumë mirë sa efikasitet ka Qarabagu kur luan para tifozëve të vet. Por, në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Sigurisht, Qarabagu është favorit për të kaluar turin”, është shprehur fillimisht Agolli për “azerisport.com”.

I pyetur nëse parashikon një surprizë të Partizanit në Baku, ish-mbrojtësi që në karrierën e tij më shumë ka luajtur me Qarabagun, ndërsa në Shqipëri me fanellën e Tiranës dhe Apolonisë, u shpreh: “Surprizë? Është futboll dhe mund të ndodhë gjithçka, për më tepër në Ligën e Kampionëve. Me sa kujtoj, në sezonin e kaluar ka pasur shumë surpriza në turet e para. Qarabagu duhet të përqendrohet deri në fund, të bëjë shumë kujdes, pasi Partizani nuk ka çfarë të humbasë dhe do të luajë shanset e veta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco