Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Barcelona bën një tjetër super ofertë për Neymar

Barcelona bën një tjetër super ofertë për Neymar

23:17, 16/07/2019

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por ka vënë si kusht kthimin mbrapsht të 222 milionë eurove që shpenzoi dy vite më parë për të marrë në Francë sulmuesin.

Nga ana tjetër drejtuesit e Barcelonës kanë vënë në tavolinë një ofertë ku përfshihen kartonët e Philippe Coutinhos, Ousmane Dembelesë dhe 40 milionë euro, në këmbim të yllit brazilian.

Megjithatë parizienët nuk janë të kënaqur nga kjo ofertë dhe e kanë refuzuar kategorikisht, duke theksuar se kërkojnë para kesh për të rregulluar bilancet ekonomike, ndërsa negociatat janë komplikuar së tepërmi.

Kjo pasi Barcelona pagoi pak ditë më parë 120 milionë euro për Antione Griezmann dhe nuk duket e gatshme të shpenzojë edhe 222 milionë të tjera për brazilianin, pasi do të rëndonte pozitat e veta ekonomike.

Për më tepër, ardhja e Neymar do të zhvlerësonte ndjeshëm Coutinhon dhe Dembelenë, të cilët pritet të kërkojnë largimin, pasi me brazilianin, vështirë se do të gjejnë hapësira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco